Pas Modriç, Tare ka në shënjestër edhe Granit Xhakën

Pas Modriç, Tare ka në shënjestër edhe Granit Xhakën

Igli Tare nuk ndalet. Pas sigurimit të stolit ku afroi Maks Alegrin, drejtorit sportiv i Milanit ka nisur nga puna me organikën e skuadrës.

Largimi i Tijjani Reijnders nuk është i lehtë për tu “kapërdirë” nga tifozët e Milanit, të cilët mund të “ngushëllohen” me afrimin e disa lojtarëve, të cilët janë në një moshë të madhe.

Firma me Luka Modriç është shumë pranë, por mesfushori kroat duket se nuk do të jetë përforcimi i vetëm në këtë repart. Sipas medieve gjermane Igli Tare ka marrë informacione rreth Granit Xhakës. Edhe pse shqiptari ka një kontratë me ekipin e Leverkusenit deri në 2028-ën mendohet se nuk do të ishte kundër largimit nga Gjermania.

Leverkuseni po privohet prej shumë lojtarëve kryesorë dhe ky fakt nuk ka pëlqyer aspak Xhakës, i cili mund të largohet në verë. Milani ka një “As” nën mëngë në këtë tratativë, e cila është ende në fazat e para. Siç dihet Leverkusen është shumë e interesuar për shërbimet e Malick Thiaë. 23-vjeçari konsiderohet si pasuesi ideal i Tah në “BayArena” dhe ky fakt do të jetë një shans i artë për Taren.

Share This