Episodi i censuruar/ Tifozi goditi Ronaldon, stadiumi e duartrokiti
Një episod që duhej censuruar ka ndodhur në ndeshjen mes Bosnjës dhe Portugalisë, të fituar nga luzitanët me rezultatin e pastër 5-0 dhe Cristano Ronaldo ishte protagonist i saj.
Përveç dopietës, kapiteni u vendos në shënjestrën e një tifozi, ndërsa ishte duke ekzekutuar goditjen e këndit.
Pas shënimit të golit të katërt, i cili erdhi në minutën e 39-të të pjesës së parë, një individ pushtoi fushën dhe sulmoi Ronaldon. Stjuardët nuk patën kohë ta ndalonin tifozin që ka arritur të godasë kampionin portugez, që u shfaq duke fërkuar kyçin e këmbës së djathtë.
Vetëm shumë frikë për Ronaldon, me shqetësimin që nuk zgjati shumë, duke qenë se ai e vazhdoi ndeshjen rregullisht.
Në pjesën e dytë, megjithatë, në momentin e zëvendësimit, ai mori mirënjohjen dhe duartrokitjet e duhura duke shijuar një ovacion të zhurmshëm në këmbë të të gjithë stadiumit të Zenicës.