Mesazhi i Sylvinhos: Së bashku, më të fortë, jemi në drejtimin e duhur!
24 orë pas suksesit me Bullgarinë në miqësore, trajneri i Shqipërisë, Syvinho, ka postuar në rrjetet sociale një mesazh, nëpërmjet të cilit vlerëson impenjimin e futbollistëve, stafit teknik dhe drejtues për prekjen e kualifikimit në Euro 2024.
Braziliani, gjithsesi, thekson se duhet dedikim maksimal në dy ndeshjet e mbetura, me Moldavinë në transfertë dhe Ishujt Faroe në “Air Albania”.
“Përmbyllëm një tjetër periudhë jashtëzakonisht pozitive stërvitjesh dhe ndeshjesh. Rezultatet e mira që morëm tregojnë se jemi në drejtimin e duhur dhe se së bashku jemi më të fortë.
Dua të vlerësoj impenjimin dhe dedikimin e futbollistëve, stafit teknik, bashkëpunëtorëve dhe stafit menaxherial.
Ne gjithashtu kishim mbështetjen e madhe të fansave që na inkurajuan shumë dhe krijuan një atmosferë shumë të bukur gjatë ndeshjeve.
Na kanë mbetur akoma dhe dy ndeshje dhe do të vazhdojmë t’u dedikojmë gjithmonë e më shumë energji për të arritur objektivin tonë, që është kualifikimi në Euro 2024. Forca Shqipëri!!🇦🇱”