Barcelona gjen zëvendësuesin e Lewandowskit, është ylli i City-it
Kontrata e Robert Lewandowskit përfundon në vitin 2026, ndaj dhe Barcelona po mendon për një zëvendësues për polakun.
Drejtuesit katalanas duket se e kanë piketuar pasuesin e 35-vjeçarit.
Sipas shtypit spanjoll, i preferuari i trajnerit Xavi Hernandez është Julian Alvarez i Manchester City-t.
Argjentinasi e ka treguar veten e tij me The Citizens edhe pse Pep Guardiola nuk i dhuron mjaftueshëm minuta.
Por, te Barcelona sulmuesit mund t’i garantohet roli i protagonistit kryesor dhe kjo e tundon 23-vjeçarin.
Alvarez në kontratën e tij ka një klauzolë që e lejon të largohet nga City për shifrën e 50 milionë eurove dhe te Barça po mendojnë seriozisht të bëjnë një ofertë për të.