Hoxha premton maksimumin ndaj Serbisë: Do ta fitojmë ndeshjen   

Hoxha premton maksimumin ndaj Serbisë: Do ta fitojmë ndeshjen   

Kombëtarja shqiptare vazhdon përgatitjet për ndeshjen me Serbinë.

Kuqezinjtë dhe Serbia do të përballen këtë të shtunë në ‘Arenën Kombëtare’, ndeshje kjo që do të luhet në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026.

Sulmuesi kosovar i Shqipërisë, Arbër Hoxha, të mërkurën në një konferencë për media, ka folur për duelin me Serbinë.

Hoxha thotë se lojtarët duhet të tregohen profesionistë në këtë takim.

Sipas tij, skuadra kundërshtare ka cilësi, por Hoxha është i bindur se skuadra shqiptare do të jep maksimumin në duel me Serbinë.

“Do jetë një ndeshje e vështirë. Kundërshtari ka shumë cilësi. Ne do të japim maksimumin. Shpresojmë dhe besojmë që do e fitojmë ndeshjen”, ka thënë Hoxha.

“Kjo ndeshje është e vështirë dhe besoj që vendos një vend për kualifikueset e Botërorit. Shpresoj që do e fitojmë ndeshjen dhe të arrijmë në Botëror”, ka theksuar Hoxha.

Share This