
Presidentja Osmani takon subjektet poltike për datën e zgjedhjeve lokale
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pritet që sot t’i takojë përfaqësuesit e subjekteve politike për zhvillimin e konsultimeve për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale.
Këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina ka thekduar dje se në bazë të kompetencave kushtetuese, presidentja Osmani ka ftuar subjektet politike në takim të mërkurën për konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale.
Sipas tij, menjëherë pas konsultimeve, presidentja Osmani do të caktojë datën e zgjedhjeve lokale.