Lindelof në përkrahje të Pogba-s: Ai po kalon situatë të vështirë
Kapiteni i Manchester United, Victor Lindelof e pranon se ka simpati për ish-bashkëlojtarin Paul Pogba-n.
Mesfushori francez i Juventusit, mund të pezullohet nga loja për një periudhë afategjatë pas testit të dopingut të konfirmuar javën e kaluar.
Lindelof thotë se Pogba po kalon situatë tejet të vështirë.
“Është shumë e trishtueshme për të”, tha suedezi.
“Ai ka pasur disa vite të vështira fillimisht me lëndime. Shpresoj që ai të kthehet sa më shpejtë, sepse ai është një lojtar shumë i mirë”, ka theksuar Lindelof.