
Tare e nis me fishekzjarre, Alegri i thotë “po” Milanit
Igli Tare duket se ka qenë bindës me ofertën që i ka paraqitur Masimiliano Alegrit duke marrë miratimin e trajnerit për rikthimin e madh në pankinën kuqezi.
Siç dihet Alegri ishte në bisedime me Napolin, madje i kishte dhënë fjalën Aurelio De Laurentisit, por oferta e “djallit” kuqezi ka qenë e parefuzueshme.
Sipas medieve italiane Tare i ka ofruar teknikut italian një kontratë 3-vjeçare me një pagë bazë prej 5 milionë eurosh së cilës i shtohen edhe 2 mln euro në formë bonuesh në bazë të arritjeve spportive. Për Alegrin kjo do të jetë hera e dytë që stërvit ekipin e Milanit.
Gjatë eksperiencës së parë Alegri në 178 ndeshje numëron 91 fitore, 49 barazime dhe 38 humbje. “Djalli” kuqezi shënoi 303 gola dhe pësoi 178. Alegri në Milanoi ka fituar edhe një titull kampion (2010-2011) dhe një Superkupë Italie (2011).