Trump-Netanjahu, telefonatë të tensionuar për Iranin/SHBA: Duam marrëveshje, Izraeli: Ta sulmojmë

Trump-Netanjahu, telefonatë të tensionuar për Iranin/SHBA: Duam marrëveshje, Izraeli: Ta sulmojmë

Në një kohë që administrata e Donald Trump po përpiqet të negociojë një marrëveshje me Iranin mbi programin bërthamor, kryeministri Benjamin Netanjahu i Izraelit ka kërcënuar se do të ndërpresë bisedimet dhe do të godasë objektet kryesore të pasurimit bërthamor të Iranit .

Ky është konstatimi i situatës që bën gazeta prestigjioze amerikane ‘New York Times’ e cila i referohen zyrtarëve amerikanë që njohin nga brenda dinamikat e ngjarjes mes SHBA-ve, Izraelit dhe Iranit.

Pasi ka mësuar mbi qëllimet e Netanjahut, presidenti amerikan ka zhvilluar një telefonatë të tensionuar me kryeministrin izraelit ndërsa janë shtuar takimet ditët e fundit midis zyrtarëve të lartë të administratës amerikane dhe atyre izraelitë, raporton ‘New York Times’.

Të dielën Trump shpjegoi se në dy ditët e ardhshme mund të ketë zhvillime pozitive në përpjekjen e tij për të kufizuar programin bërthamor të Iranit.

“Të tjerë të njohur me negociatat thanë se në rastin më të mirë do të kishte një deklaratë të përbashkët. Detajet mbeten sekret dhe ka të ngjarë të përcaktojnë vetëm skenën për negociata të mëtejshme, duke filluar nga fakti nëse Irani mund të vazhdojë pasurimin e uraniumit në çdo nivel dhe se si do të reduktojë rezervat e tij që i afrohen krijimit të bombës bërthamore”

Në muajin prill “New York Times” raportoi se Izraeli kishte planifikuar të godiste objektet bërthamore iraniane brenda këtij muaji por u hodh poshtë nga presidenti Trump, i cili donte të vazhdonte negociatat me Teheranin.

Nga ana tjetër, Netanjahu ka vazhduar të bëjë presion për veprime ushtarake pa ndihmën e SHBA-së.

Izraeli nuk është pjesëmarrës në negociatat mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Në thelb të tensionit mes Netanjahut dhe Trumpit janë pikëpamjet e tyre të ndryshme se si të shfrytëzohet më së miri një moment dobësie i Iranit.

Në tetor, Izraeli shkatërroi elementët kryesorë të sistemit strategjik të mbrojtjes ajrore të Iranit, i cili ndihmoi në mbrojtjen e objekteve bërthamore të vendit.

Kjo do t’i mundësonte avionëve izraelitë t’i afroheshin kufijve të Iranit pa frikë se do të goditeshin.

Izraeli ka goditur Hezbollahun dhe Hamasin, të cilët janë mbështetur nga paratë, armët dhe raketat iraniane.

Netanjahu ka argumentuar se dobësia e Iranit nuk do të zgjasë shumë dhe se është koha e duhur për ta sulmuar, shkruan më tej ‘New York Times’.

Trump ka argumentuar se dobësia e Iranit e bën atë një moment të përsosur për negociata për t’i dhënë fund programit të pasurimit të Iranit, i mbështetur nga kërcënimi i veprimit ushtarak nëse bisedimet dështojnë.

Zyrtarët izraelitë kanë frikë se Trump tani është aq i etur për një marrëveshje të tijën – një marrëveshje që ai do të përpiqet ta shesë si më të fortë se ajo që administrata Obama në vitin 2015.

Muajin e kaluar Netanjahu këmbënguli se e vetmja “marrëveshje e mirë” do të ishte çmontimi i gjithë infrastrukturës e objekteve të mëdha bërthamore të Iranit, të cilat janë varrosur nën shkretëtirën ‘Natanz’. /rtsh/

Share This