Kurti: Formimi i Kuvendit është përgjegjësi e të gjithë deputetëve

Kurti: Formimi i Kuvendit është përgjegjësi e të gjithë deputetëve

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, para gazetarëve tha se formimi i Kuvendit është përgjegjësi e të gjithë deputetëve, teksa partia fituese ka përgjegjësi formimin e Qeverisë.

“Ka qeveri në detyrë, unë jam kryeministër në detyrë, ajo që i mungon Kosovës është kuvendi i ri i Republikës. Kuvendin nuk e konstituon fituesi, por të gjithë. Si fitues të zgjedhjeve më 48 deputetë dhe me 9 deputetë të pakicave që na janë bashkangjitur e kemi përgjegjësinë për ta formuar qeverinë”, tha Kurti.

Pra fituesi, sipas tij, e ka përgjegjësinë për ta formuar qeverinë, ndërkaq për ta konsitutuar Kuvendin, përgjegjësinë  e kanë të gjithë.

Kurti më tej tha se  deputetët dhe po bëjnë gabim që po e pamundësojnë kuorumin për votimin e fshehtë.

“Sidoqoftë edhe kjo çështje e votimit të fshehtë ndodhet e adresuar te Gjykata Kushtetuese dhe shpresoj e uroj për një përgjigje sa më të shpejtë”, tha Kurti, teksa për bastisjet në Ministri të Bujqësisë, ai nuk është deklaruar.

Ndryshe, edhe sot ka dështuar për herë të 22-të përpjekja për konstituim e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës. Edhe kësaj radhe nuk pati kuorum të mjaftueshëm për formimin e komisionit për votim të fshehtë. 54 deputetë votuan pro, një kundër dhe nuk pati abstenim, teksa deputetët e tjerë nuk morën fare pjesë në votim, raporton rtk.

Share This