Pas Çekisë, Shqipëria mposht edhe Bullgarinë
Kombëtarja e Shqipërisë, ka vazhduar me formën e shkëlqyer, duke mundur sonte Bullgarinë, me rezultat 2-0.
Kuqezinjtë dhe skuadra bullgarë u përballen në “Air Albania” në një miqësore joshëse.
Të besuarit e brazilianit Sylvinho të cilët pak ditë më parë mposhtën Çekinë, duke bërë hapin gjigant në garë për kualifikim në Evropianin “Gjermania 2024”, sonte bën një tjetër paraqitje të mirë.
Skuadra shqiptare me disa ndryshime në formacion, përmes Qazim Laçit zhbllokoi ndeshjen duke kaluar në epërsi prej 1-0.
Sfidë interesante është luajtur edhe në fraksionin e dytë, me iniciative e kuqezinjve të cilët Muçit dyfishuan avantazhin në 2-0, rezultat më të cilin edhe u mbyll kjo miqësore.