Silvinjo me 6 ndryshime, ja formacioni

Silvinjo me 6 ndryshime, ja formacioni

Trajneri i kuqezinjve, Silvinjo ka publikuar formacionin që do të zbresë në fushë për ndeshjen miqësore me Bullgarinë, në “Air Albania” duke nisur nga ora 18:00.

Ndryshime nga porta në sulm nga ana e brazilianit.

Ashtu siç pritej, në portë do të luajë Strakosha. Ndërkohë që në repartin e mbrojtjes, Mihaj dhe Balliu, ndryshe nga ndeshja e fundit, do e nisin nga minuta e parë. Në mesfushë ka vend për Laçin, ndërsa në sulm Muçi dhe Uzuni do të kenë mundësinë të tregojnë aftësinë e tyre. Janë plotë 6 ndryshime në krahasim me formacionin që luajti pak ditë më parë kundër Çekisë.

SHQIPËRI-BULLGARI

Shqipëria: Strakosha, Mitaj, Mihaj, Ajeti, Balliu, Laçi, Asllani, Bajrami, Asani, Uzuni, Muçi

Trajner: Silvinjo

BULLGARIA: Mitov, Petkov, Antov, A. Petkov, M. Petkov, L. Petkov, Gruev, Turitsov, Delev, Rusev, Despodov.
Trajner: Nenad Krstajiç

Share This