
Pamje të rënda! Makina hyn mes turmës dhe përplas dhjetra tifozë të Liverpool që po festonin titullin (VIDEO)
Policia është njoftuar pas një incidenti të rëndë në Merseyside pas paradës së titullit të ekipit të Liverpulit.
Një makinë përplasi një turmë tifozësh me shpejtësi të lartë, duke goditur disa këmbësorë, tha policia.
Incidenti i tmerrshëm ndodhi ndërsa mijëra tifozë mbushën rrugët e qytetit për të festuar fitoren e titullit të Premier League nga skuadra e Arne Slott.
“Policia u thirr pak pas orës 6:00 pasdite për shkak të raportimeve se një makinë ishte përplasur me disa këmbësorë në Water Street,” thanë autoritetet.
Makina u ndalua në vendngjarje dhe një burrë është arrestuar. Shërbimet e emergjencës janë në vendngjarje dhe po u ofrojnë ndihmën e parë të plagosurve.
Një dëshmitar okular, i cili ishte në dhomën e ndenjes së një miku dhe po e shikonte paradën nga lart, është shprehur i tronditur. “Zhurma ishte shumë e lartë. Njerëzit bërtisnin dhe kërkonin me dëshpërim ndihmë”, përshkroi ai, duke folur për Sky News.
ADMIN POST.
A new angle of the suspected terror attack on crowds celebrating in Liverpool, shows the car making impacts with pedestrians.
It's looking very intentional from this view.
Prayers out to the victims. pic.twitter.com/OPyun51ApY
— Tommy Robinson 🇬🇧 (@TRobinsonNewEra) May 26, 2025