Silva po luan sezonin e fundit te Chelsea, e mendon pensionimin

Silva po luan sezonin e fundit te Chelsea, e mendon pensionimin

Mbrojtësi brazilian Thiago Silva duket se po luan sezonin e tij të fundit me Chelsea-n.

Ish-futbollisti i disa skuadrave të mëdha evropiane, sipas medieve të huaja, është i lidhur me një rikthim në ish-klubin e tij, Fluminense.

Silva nuk e ka përjashtuar mundësinë që karrierën e tij futbollistike ta mbyll tek ish-klubi i tij.

“Raportet e mira me Fluminense vazhdojnë që një kohë të gjatë”, tha Silva.

“Por unë preferoj të hesht në këtë moment, pasi ka pasur disa polemika në të kaluarën. Tani kam një familje, kam fëmijë, andaj duhet të mendojë edhe në këtë aspekt”.

“Duhet shikuar gjerat se ku mund të na sjellin lumturi për të përfunduar karrierë time të bukur dhe të suksesshme”, ka theksuar veterani brazilian.

Share This