
U kritikua nga Slot, reagon Trent: Për 20 vjet, dhashë gjithçka
Trent Alexander Arnold, djaloshi që doli nga akademia e Liverpoolit, kohë më parë njoftoi largimin e tij nga klubi i tij i fëmijërisë.
Ky veprim nuk i ka pëlqyer tifozëve, të cilët në ndeshjen e parë pas njoftimit të tij për largim, e pritën me brohoritje hyrjen e tij në fushë.
Fjalë jo fort të këndshme pati edhe trajneri i “The Reds”, Arne Slot, i cili në një deklarim të fundit tha se Trenti ka mundur të jetë mbrojtës më i mirë, dhe se jo çdo herë e ka dhënë maksimumin në fushë.
Pas këtij deklarimi, ka ardhur edhe reagimi i “Scouserit”.
“20 vjet. Dhashë gjithçka nga vetja”, shkroi Trent në Instagram.