Emery i kërkon Tielemans-it të jetë i durueshëm

Emery i kërkon Tielemans-it të jetë i durueshëm

Menaxheri i Aston Villas, Unai Emery po i kërkon Youri Tielemans të jetë i durueshëm.

Mesfushori belg gjatë verës që lamë prapa u transferua në “Villa Park” nga Leicester City, por ende nuk e ka siguruar vendin e titullarit në skuadrën e Aston Villas.

Megjithatë, Emery e ka siguruar Tielemans se ai është në planet e tij dhe do të ketë shanse për të luajtur gjatë këtij sezoni.

Por, lojtari pak ditë më parë deklaroi se nuk po kalon periudhë të mirë tek Aston Villa.

Megjithatë, Tielemans shpreson së ne vijmë të këtij sezoni, do të ketë minutazh më të madhe në lojë.

“Situata nuk është e këndshme”, kishte thënë Tielemans.

“I thashë menaxherit se erdha në Villa për të luajtur. Ai më kupton, por për momentin, ai preferon të luajë me dy mesfushorët e sezonit të kaluar. Ai më tha se së shpejti do të ketë një sërë ndeshjesh dhe do të kem më shumë kohë për të luajtur”, kishte deklaruar Tielemans.

Share This