
Totti: Do bëj tifo për Interin në finalen e Championsit
Ish-sulmuesi i Romës, Francesco Totti, i intervistuar nga Sky Sport, foli edhe për finalen e Ligës së Kampionëve mes Interit dhe Paris Saint Germain, që do të luhet më 31 maj:
“Do të jetë një finale e mrekullueshme. Finalja e Champions League është emocionuese, prekëse dhe e frikshme. Dy skuadra të mëdha do të përballen me njëra-tjetrën, të cilët kanë pasur një udhëtim të jashtëzakonshëm: jemi shumë të kënaqur që një skuadër italiane është në finale.
Pa i hequr asnjë meritë Luis Enriques, si italian, në këtë finale bëj tifo për Interin, ashtu siç është e drejtë”, ka thënë mes të tjerash ish-kapiteni legjendar i Romës.