Neda Balluku flet për herë të parë pas Big Brother: Jam fanse e tyre, i vështroj nga larg ish-banorët (VIDEO)

Neda Balluku flet për herë të parë pas Big Brother: Jam fanse e tyre, i vështroj nga larg ish-banorët (VIDEO)

Neda Balluku ka folur për herë të parë pas mbarimit të Big Brother VIP Albania 4 duke qenë se ishte në rolin e opinionistes.

Ajo ka treguar gjithë emocionet që ka përjetuar dhe mësimet e një eksperience të tillë në programin “Ftesë në 5”.

E njëjta e veçoi si përvojën më të bukur që ka realizuar në jetën e saj, duke theksuar se do të mbetet gjithnjë në kujtesë.

“Kur mbaron BBV prihet me thikë. Do një lloj kohe për ta marrë pak veten. Por mbetet eksperienca më e bukur e punës në jetën time”, tha Neda.

E pyetur me tej, Balluku shtoi se në këtë edicion të BBV ka fituar dy miqësi shumë të vlefshme si ajo me Arbër Hajdarin dhe Sara Hoxhën, producenten e formatit të lartpërmendur.

Lidhur me qasjen, miqësitë e raportet me banorët e këtij edicioni, Neda pohoi se nuk gëzon miqësi, por është fansja më e madhe tyre duke i vështruar nga larg e duke i uruar shumë suksese.

Neda ka qenë opinionistja e radhës e Big Brother përkrah Arbër Hajdarit, i cili ka qenë i pranishëm për katër edicione. /Telegrafi/

Share This