Southagte: Mezi presim ndeshjen me Italinë në një ‘Wembley’ të mbushur
Trajneri i Anglisë, Southgate, ka kërkuar nga të besuarit e tij që të japin më të mirën në duel me Italinë.
“Tre Luanët” dhe italianët do të masin forcat nesër mbrëma në kuadër të kualifikueseve për EURO 2024.
Anglisë në duel me Italinë i mjafton edhe barazimi për të siguruar kualifikimin në “Gjermania 2024”, megjithatë, Southgate, kërkon më të mirën nga skuadra e tij.
“Kualifikimi për një turne është gjithmonë gjëja e parë dhe përball kemi një skuadër të madhe. Italia ka humbur dy Kupat e Botës, kjo do të thotë se kualifikimi në një event të madh nuk është i lehtë, duhet të bësh më të mirën kur të kesh mundësi”, ka thënë Southgate.
“Mezi presim të nesërmen, sepse është një ndeshje cilësore me një ‘Wembley’ të mbushur. Këto janë netët që dëshironi të shijoni”, ka theksuar strategu anglez.