Sylvinho kërkon fitore ndaj Bullgarisë, flet edhe për Brojën

Sylvinho kërkon fitore ndaj Bullgarisë, flet edhe për Brojën

Kombëtarja e Shqipërisë nesër mbrëma luan miqësoren kundër Bullgarisë.

Kuqezinjtë dhe skuadra bullgare do të përballen në “Air Albania” në një miqësore që pritet të dhurojë një sfidë interesante.

Skuadra shqiptare në këtë ndeshje vjen pas fitores së madhe kundër Çekisë.

Trajneri i Shqipërisë, braziliani Sylvinho në konferencën për medie një ditë para ndeshjes, ka kërkuar nga të besuarit e tij fitore derisa ai ka paralajmëruar ndryshime në formacionin e skuadrës shqiptare. Sylvinho ka folur edhe për dy portierët Etrit Berishën dhe Strakoshën.

“Mund të ketë disa ndryshime dhe janë gjëra të pritshme”, ka thënë Sylvinho.

“Dua të flas edhe rreth pyetjeve që ju bënë Strakoshës. Unë kam luajtur 3 vite në Premier League është një kampionat shumë i bukur  dhe është diçka fantastike të luash atje dhe kush nuk do të donte ta provonte. Përsa i përket portierve tanë, pyetjeve që ju bënë Strakoshës. Ne kemi dy portierë shumë të mirë dhe janë shfaqur në lartësinë e duhur. E kemi thënë shpesh se ne jemi të sigurtë sepse kemi dy lojtarë me shumë eksperiencë. Varet nga forma që vijnë në kombëtare, Strakoshës ju dha mundësia të luaj me Poloninë dhe bëri një ndeshje shumë të mirë dhe ne ndihemi shumë të sigurt me ta në portë”, ka theksuar ai.

“Sa i përket ndeshjes me Bullgarinë, kam 5 apo 6 vjet që e kam humbur sensin e miqësores dhe mendoj se miqësore mund të konsiderohet vetëm ndeshja që bëhet në stërvitje mes dy skuadrave. Nuk ka ndeshje miqësore, ne kemi dërguar një person nga stafi jonë për të ndjekur Bullgarinë, e ka ndjekur nga afër dhe ka marrë informacionin e duhur. Kanë një skuadër të mirë, shumë të fortë fizikisht, kanë disa lojtarë të mirë në veçanti lojtari me numrin 4, por edhe lojtarët e krahut. Në aspektin fizik janë lojtarë shumë të gjatë dhe për ne është një ndeshje shumë e rëndësishme”, ka pohuar Sylvinho.

Strategu ka mohuar zërat se ai kishte një zenkë me sulmuesin Armand Brojan.

“Situata me Brojën? Ajo që ka ndodhur me Brojën është shumë e thjeshtë, vjen nga një dëmtim i rëndë, i është dashur 9 muaj të qëndrojë jashtë fushave të lojës. U rikthye para pak javësh luajti pak minuta në ndeshjen e parë, të njëjtën gjë edhe të dytën. Pastaj një ndeshje para se të vinte te ne luajti për 45 minuta dhe u zëvendësua për të mos u futur më në fushë pasi ka pasur disa probleme fizike. Normalisht ai bëri kontroll te Chelsea para se të vinte te ne, kontrollet shkuan mirë, por kur erdhi këtu u stërvit, e pamë në stërvitje dhe kishte një shqetësim akoma, u ulëm biseduam me doktorin edhe me klubin e Chelseat kemi qenë në kontakte të vazhdueshme për t’u marrë vesh në lidhje me dëmtimin e tij. Ishte e qartë që nuk ishte në gjendje të luante dhe bashkë me klubin dhe lojtarin ramë dakort që ai të kthehej te Chelsea dhe të nisë rikuperimin. Kjo është e gjithë historia dhe kjo ka ndodhur”, ka theksuar Sylvinho.

Miqësorja mes Shqipërisë dhe Bullgarisë nis në orën 18:00.

Share This