
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot moti do të jetë i vranët dhe me intervale me diell.
Sipas IHMK-së, vranësirat gjatë ditës parashihen të dendësohen duke krijuar kushte për riga shiu dhe shkarkime rrufesh.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperendimit”, thuhet në njoftim.