Shorti i 2 dhjetorit, Shqipëria në vazon e dytë
Shqipëria flirton me vazon e parë eleminatore të Euro 2024 edhe pse nuk mund të flitet me siguri në këto momente kur skuadra kuqezi nuk ka konfirmuar ende zyrtarisht pjesëmarrjen në kompeticionin madhor kontinental.
Gjithsesi, nëse në këto momente me një fotografi të castit do të ndalnim kohën, skuadra e Sylvinho-s do të rreshtohej në vazon e dytë nga 4 që do të jenë në total për shortin e 2 dhjetorit në Hamburg. Logjika është e thjeshtë, skuadrat që kanë grumbulluar më shumë pikë në fazën eleminatore do të plotësojnë 5 vendet e tjera të vazos së parë duke llogaritur faktin që Gjermania so pritëse është automatikisht në të parën.
Për momentin, Shqipëria me 13 pikë mban vendin e gjashte por llogaritur këtu edhe Gjermania zbret në të shtatën dhe momentalisht është e para e vazos së dytë. Në rast të një suksesi në Moldavi dhe fitoreje edhe me Ishujt Faroe, mundësitë që kuqezinjtë të ngjiten në vazon e parë janë shumë të mëdha.
Për momentin, përpara Shqipërisë janë Portugalia, Franca, Belgjika, Skocia dhe Anglia edhe pse mbeten ende edhe 3 ndalesa të tjera për të gjitha skuadrat në garë.
Po në vazon e dytë bashkë me Shqipërinë për momentin janë Hungaria, Turqia, Sllovenia, Zvicra dhe Auria ndërsa skuadrat që do të kualifikohen nga faza play off do të rreshtohen automatikisht në vazon e katërt.