Lajm i mirë për Napolin, rikthehet Rrahmani
Mbrojtësi kosovar i Napolit, Amir Rrahmani raportohet se tashmë ka lënë prapa lëndimin e pësuar disa javë më parë.
Kapiteni i Kosovës, sipas medieve italiane, është shumë afër rikthimit në fushën e blertë.
“Napolitanët” thuhet se qysh në këtë fundjavë do të mund të llogarisin në shërbimet e yllit të “Dardanëve”.
Napoli do të përballet me Hellas Veronën, dhe siç raportohet, kosovari do të jetë i gatshëm për këtë duel, i cili do të luhet në kuadër të Serie A.
Rrahmani konsiderohet një nga lojtarët më të mirë tek kampionët në fuqi të Italisë.