
Napoli-Cagliari, 350 mijë tifozë në radhë për një biletë
Ethet e titullit po “pushtojnë” Napolin. Ka nisur një gjueti e vërtetë për biletat për ndeshjen e fundit dhe vendimtare të kampionatit kundër Cagliarit, që do të luhet në “Maradona” të premten e 23 majit në orën 20:45.
350,000 tifozë janë në radhë virtuale për të rrëmbyer një vend për një ndeshje që mund të hyjë në historinë napolitane. Skuadra e trajnerit Conte ndodhet në kuotën e 79 pikëve në vend të parë, një pikë më shumë se Interi i vendit të dytë.