Juve-Gatti, afër marrëveshja e re

Juve-Gatti, afër marrëveshja e re

Klubi italian, Juventus raportohet se është afër marrëveshjes me yllin e skuadrës së tyre, Federico Gatti-n.

Torinezët janë të kënaqur me formën që po shfaq Gatti këtë sezon të garave të cilin synojnë ta mbajnë në Torino edhe disa sezone.

Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano raporton se “Zonja e Vjetër” dhe lojtari janë afër marrëveshjes se re, edhe pse detajet e kontratës së re ende nuk janë zbuluar.

“Juventus është në bisedime të avancuara për rinovimin e kontratës me Gatti-n”, shkruan Romano.

Juventusi aktualisht renditet e treta në Serie A me 17 pikë të tubuara, katër me pak se lideri AC Milan.

Share This