
Moti në Shqipëri i qëndrueshëm, temperatura deri në 26°C
Ditën e sotme Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash.
Era do të fryjë me drejtim juglindje –veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi 10m/s, shoqëruar me valëzimin në detet Adriatik e Jon të forcës 2ballë.
Temperaturat parashikohen:
Në zonat malore 8 deri 23°C
Në zonat e ulëta 11 deri 26°C
Në bregdetare 12 deri 26°C