
“Koha e Grealish te Man City ka përfunduar, duhet të largohet”
Ish-kapiteni i Anglisë, Alan Shearer, mendon se Jack Grealish duhet të largohet nga Manchester City, pas mosangazhimit të tij në finalen e FA Cup, ku City u mposht nga Crystal Palace.
“U befasova nga humbja e Cityt. Jo, sepse kështu kanë qenë gjatë gjithë sezonit. Nuk e meritonin ta fitonin, nuk bënë mjaftueshëm për ta fituar”, ka thënë Shearer.
“Koha e Jack Grealish te Man City ka përfunduar, ai duhet të largohet”.
“Shembulli më i qartë ishte kur Pep Guardiola, në momentin që skuadra kishte nevojë për një gol, vendosi të aktivizojë një debutues si Claudio Echeverri dhe Ilkay Gundogan, në vend që të fuste Grealishin në lojë. Për mua, kjo tregon gjithçka, Pep e ka mbaruar me të, nuk e do më në skuadër. Koha e tij ka mbaruar, është e qartë”, ka theksuar Shearer.