Ish-presidenti amerikan Joe Biden diagnostikohet me një “formë agresive” të kancerit të prostatës

Ish-presidenti amerikan Joe Biden diagnostikohet me një “formë agresive” të kancerit të prostatës

Zyra e ish-presidentit të SHBA-së, Joe Biden, njoftoi të dielën se ai është diagnostikuar me një formë agresive të kancerit të prostatës.

Zbulimi erdhi pas ekzaminimit mjekësor rutinë të një “kokrre të vogël”, të cilit i ishte nënshtruar ish-kryeshtetari 82-vjeçar. Sipas diagnozës së raportuar në mediet amerikane, metastazat e sëmundjes së rëndë shtrihen deri në kockë dhe familja e ish-presidentit po analizon opsionet për trajtimin e saj.

“Megjithëse është një formë agresive e sëmundjes, kanceri duket se është ka ndjeshmëri hormonale, që lejon menaxhimin e tij në mënyrë efektive,” tha zëdhënësi i ish-presidentit për New York Times.

Javën e kaluar z. Biden kaloi një ditë në një spital të Filadelfies pas zbulimit të nyjës së vogël.

Ish-presidenti demokrat u largua nga Shtëpia e Bardhë më 20 janar të këtij viti, duke ia pasuar pushtetin më të lartë të SHBA-së rivalit të tij republikan, Donald Trump.

Ai e la garën presidenciale të vitit 2024 pas paraqitjes së dobët në debat me presidentin Trump, si dhe në vazhdën e pretendimeve të shtuara në muajt e fundit se nuk ishte mendërisht dhe fizikisht i përgatitur për një tjetër mandat. Ai është një nga presidentët më të vjetër në historinë e Amerikës, detyrë që e mbajti nga viti 2021. Presidenti Trump, në moshën 78-vjeçare, e theu rekordin me marrjen e Zyrës Ovale përballë rivales Kamala Harris.

Në shkurt të vitit të kaluar, doktori i ish-presidentit Biden tha se nuk ka asgjë shqetësuese me shëndetin e tij.

“Ai është i aftë për të kryer dhe për të përmbushur të gjitha detyrat,” tha atëkohë Dr. Kevin O’Connor. /rtsh/

Share This