
S’fitojnë Interi e Napoli, titulli i kampionit vendoset në xhiron e fundit
Java parafundit e Serie A solli emocione dhe rivalitet të madh në garën për titullin kampion, me dy skuadrat kryesorë, Interin dhe Napolin, që nuk arritën të marrin fitore vendimtare.
Në “Guisspppe”, Interi barazoi 2-2 ndaj Lazios, ndonëse ishte dy herë në epërsi gjatë ndeshjes. Zikaltrit kaluan të parët në avantazh në fundin e pjesës së parë me golin e mbrojtësit Yann Bisseck. Lazio reagoi në minutën e 72-të me Pedro, që përfitoi nga një asistim i Matias Vecinos për të barazuar në 1-1.
Vetëm tetë minuta më vonë, Interi riktheu epërsinë me një gol të Denzel Dumfries pas një pasimi të saktë nga Hakan Calhanoglu. Por Lazio barazoi sërish në minutën e 89-të, me Pedro që realizoi golin e dytë personal, këtë herë nga pika e bardhë e penalltisë.
Ndërkohë, Napoli nuk shkoi më shumë se një barazim 0-0 ndaj Parmas në udhëtim. Në minutat e fundit, napolitanët fituan një penallti, por ajo u anulua pas ndërhyrjes së VAR-it për shkak të një faulli në fillim të aksionit.
Kështu, titulli i kampionit në Serie A do të vendoset në javën e fundit të sezonit, mes Interit dhe Napolit.