E konfirmon Laporta: Yamal rinovon me Barcelonën

E konfirmon Laporta: Yamal rinovon me Barcelonën

Presidenti i FC Barcelonës, Joan Laporta, ka dhënë një lajm të rëndësishëm për të ardhmen e talentit të madh të klubit, Lamine Yamal.

Laporta në një deklaratë për mediet spanjolle, ka konfirmuar se rinovimi i kontratës së anësorit premtues tashmë është finalizuar dhe mbetet vetëm formaliteti i fundit.

“Rinovimi i kontratës me Lamine tashmë është rënë dakord dhe gjithçka që mbetet është nënshkrimi zyrtar”, u shpreh Laporta.

Presidenti katalanas gjithashtu vlerësoi lidhjen e ngushtë që Yamal ka me klubin dhe shokët e tij të skuadrës, duke theksuar rëndësinë e këtij elementi për zhvillimin e tij si lojtar.

“Ai është një gjeni që kënaqet duke luajtur për Barcelonën. Ka miq në klub dhe është pjesë e një brezi që ka një lidhje të fortë me shokët e skuadrës,” tha Laporta.

Yamal, që përfaqësohet nga menaxheri i njohur Jorge Mendes, pritet të jetë një nga figurat kyçe të së ardhmes së Barcelonës.

Laporta shtoi se marrëdhëniet me Mendes janë të shkëlqyera, gjë që ka lehtësuar procesin e rinovimit.

“Ai përfaqësohet nga agjenti Jorge Mendes dhe ne kemi komunikim të lehtë me të,” përfundoi Laporta.

Share This