Moti sot i vranët dhe me intervale me diell

Moti sot i vranët dhe me intervale me diell

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët, me intervale të shkurtra me diell, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Temperaturat minimale janë regjistruar ndërmjet 2 dhe 4 gradë Celsius, ndërsa gjatë ditës pritet që maksimalet të arrijnë vlerat nga 17 deri në 20 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit, me shpejtësi të lehtë prej 1 deri në 3 metra në sekondë, duke sjellë ndjesi të freskët sidomos në orët e paradites dhe mbrëmjes.

Temperatura më e ulët sot është shënuar në Dragash, ndërsa temperaturat më të larta, deri në 20 gradë Celsius, do të regjistrrohen në qytetet e Prizrenit, Gjakovës dhe Istogut.

Share This