Rabiot: Kam folur me Pogba-n, ne jemi me të

Rabiot: Kam folur me Pogba-n, ne jemi me të

Mesfushori i Juventusit, Adrien Rabiot, ka folur rreth situatës së vështirë që po kalon bashkëkombësi i tij, Paul Pogba.

Ish-lojtari i Manchester Unitedit, po kalon periudhë të vështirë pas testit pozitiv të dopingut që doli pak javë më parë.

“Kam pasur mundësinë të flas me Paul. Është e vërtetë që ai është në një situatë të komplikuar. Në Juventus të gjithë u shkatërruam nga ky lajm. Sigurisht, ne jemi me të. Ai ka mbështetjen tonë dhe shpresojmë që ai të dalë nga kjo situatë në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë Rabiot.

Ai ka treguar pse vendosi të qëndrojë edhe këtë sezon të torinezët.

“Vendosa të qëndroj në Juventus këtë sezon sepse ndihem mirë. Kam pasur një sezon të shkëlqyer vitin e kaluar dhe doja të qëndroj në një mjedis që e njoh mirë.

E ardhmja? Do ta shohim më vonë, por jam shumë i kënaqur me situatën time në Juventus dhe Kombëtaren e Francës”, ka theksuar Rabiot.

Share This