Superliga rikthehet me përballje vendimtare

Superliga rikthehet me përballje vendimtare

Elita e futbollit kosovar rikthehet sot me ndeshjet e xhiros së 35-të, teksa sezoni ka hyrë në fazën përfundimtare dhe emocionet janë në kulmin e tyre.

Megjithëse Drita tashmë e ka siguruar titullin kampion të Kosovës, gara për vendet që çojnë në Evropë dhe lufta për mbijetesë vazhdojnë të jenë tejet të ashpra. Prandaj, çdo pikë është vendimtare në këtë fundjavë futbolli.

Të gjitha ndeshjet e kësaj jave do të zhvillohen sot, duke filluar nga ora 16:00.

Pa dyshim, ndeshja më e përfolur e ditës është derbi i madh ndërmjet Gjilanit dhe Dritës, një duel që gjithmonë garanton rivalitet, tension dhe pasion të madh në tribuna.

Po ashtu, një përballje joshëse pritet të jetë edhe sfida mes Ballkanit dhe Llapit, dy skuadra që synojnë Evropën dhe nuk do të kursejnë asgjë për tri pikët.

Në duelet tjera, Dukagjini përballet me Ferizajn, Malisheva sfidon Suharekën, ndërsa Feronikeli ’74 do të kërkojë pikë të rëndësishme kundër Prishtinës.

Superliga e Kosovës – Java e 35-të

E shtunë, ora 16:00

Dukagjini-Ferizaj

Malisheva-Suhareka

Ballkani-Llapi

Gjilani-Drita

Feronikeli ’74-Prishtina

Share This