Cristiano Ronaldo, “sheiku” i futbollit

Cristiano Ronaldo, “sheiku” i futbollit

Cristiano Ronaldo është futbollisti më i paguar në rruzull. Këto janë të dhënat e revistës së specializuar të shifrave, “Forbes”, që konfirmojnë se sulmuesi i El Nasrit fiton 247 milionë Euro brenda një viti kalendarik.

38-vjeçari është më i paguari nga kontrata e firmosur në fillim të këtij viti në Arabinë Saudite.

Kampionati arab është edhe ai që ka shpërblyer më tepër yjet e futbollit botëror, pasi lojtarët nga kjo veprimtari mbizotërojnë në 10 vendet e para.

I dyti është rivali i përjetshëm i portugezit, argjentinasi Lionel Mesi, tashmë tek Interi i Majemit, i cili fiton 128 milionë Euro. Podiumi u plotësua nga Nejmari, që firmosi me El-Hilalin në merkaton e kësaj vere, për të garantuar 106 milionë Euro të ardhura në vit. Njëmbëdhjetë futbollistët me fitime më të mëdha fitojnë 950 milionë Euro përjashtuar këtu taksat. Krahasuar me vitin e kaluar, kjo është një rritje prej 53 për qind.

Në total, njëmbëdhjetë futbollistët më të paguar në botë parashikohet të fitojnë 995 milionë dollarë këtë sezon, me pesë që kalojnë nëntë-shifrorët.

Share This