Vinicius: Benzema më mësoi shumë

Vinicius: Benzema më mësoi shumë

Ylli i Real Madridit, Vinicius Junior, ka thënë se ka mësuar shumë nga ish-bashkëlojtari i tij, Karim Benzema.

Sulmuesi francez verën që lamë prapa u largua nga Madridi për të vazhduar karrierën e tij në Arabinë Saudite.

Vinicius thotë se Benzema është një nga lojtarët më të mirë në planet.

“Karim Benzema më mësoi shumë, brenda dhe jashtë fushës, dhe më thoshte gjithmonë të vërtetën”, tha braziliani.

“Ai është një nga më të mirët në histori. Ai më tha: ‘Nëse mund të shënosh 30 gola, mos u kënaq kurrë me 29’”, ka theksuar Vinicius.

Share This