
Edi Rama pret kryeministrin e Finlandës: Diskutuam për forcimin e bashkëpunimit dhe sfidat evropiane
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Finlandës, Petteri Orpo, gjatë të cilit u diskutua për rritjen e bashkëpunimit dypalësh dhe sfidat e përbashkëta që përballon Evropa.
“Kënaqësi të mikprisja kryeministrin e Finlandës, Petteri Orpo, teksa diskutuam mbi forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe sfidat e përbashkëta evropiane,” shkroi Rama në një postim në rrjete sociale, transmeton Rekordi.net.
Takimi vjen në kuadër të angazhimeve diplomatike të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe thekson rëndësinë e marrëdhënieve me vendet partnere të Bashkimit Evropian. /Rekordi.net