Benzema pozicionohet në konfliktin izraelito-palestinez: Lutemi për banorët e Gazës!

Benzema pozicionohet në konfliktin izraelito-palestinez: Lutemi për banorët e Gazës!

Karim Benzema, sulmues francez me origjinë algjeriane, aktualisht pjesë e suaditëve të Al Ittihad, mban qëndrim për konfliktin izraelito-palestinez, që tashmë përbën lajmin kryesor në të gjithë botën.

Ja çfarë shkruan qendërsulmuesi në profilet e tij në rrjetet sociale:

“Të gjitha lutjet tona për banorët e Gazës, sërish viktima të këtyre bombardimeve të padrejta, që nuk kursejnë as gra e as fëmijë”.

Share This