Italiano: Rikthimi i këtij trofeu pas 51 vitesh është kënaqësi e madhe

Italiano: Rikthimi i këtij trofeu pas 51 vitesh është kënaqësi e madhe

Trajneri i Bolongna-s, Vincenzo Italiano, u shpreh jashtëzakonisht i lumtur pas triumfit historik ndaj Milanit në finalen e Kupës së Italisë.

Genoa të mërkurën mbrëma mundi Milanin, me rezultat 1-0 dhe pas 51 vitesh kjo skuadër fitoi trofeun e Kupës së Italisë.

“Ishte një ditë shumë e vështirë për ne, sepse donim ta përfundonim këtë udhëtim që filloi me vështirësi, në mënyrën më të mirë të mundshme. E përgatitëm mirë lojën me disa kundërveprime dhe ia dolëm mbanë. Nuk i pranuam asgjë Milanit dhe gjetëm atë gol që na lejoi të fitonim. Gëzim i pabesueshëm. Vinim nga tri humbje të hidhura dhe doja ta merrja këtë hak. Jam shumë i lumtur”, ka thënë Italiano.

Ai kujtoi gjithashtu rrugëtimin që e çoi skuadrën deri në këtë pikë dhe emocionet që po përjeton qyteti i Bolonga-s pas rikthimit të trofeut pas më shumë se gjysmë shekulli.

“Rikthimi i këtij trofeu pas 51 vitesh është një kënaqësi e madhe për ne dhe gjithë Bologna-n”, theksoi ai.

Share This