
Pas 51 vitesh Bologna fiton Kupën e Italisë, mposht Milanin
Bologna ka bërë historinë. Pas 51 vitesh Bologna e ka fituar Kupën e Italisë duke mundur Milanin, me rezultat 1-0, të mërkurën mbrëma në Romë.
Milani nuk ia del të shpëton sezonin dhe tashmë është jashtë garave evropiane.
Futbollistët e Bologna dhanë gjithçka në duel me ‘Rossonerët’ duke e fituar trofeun e kësaj garë prestigjioze në Itali.
Ndoye (53’), shënoi golin e vetëm dhe të fitores për Bologna-n, e cila pas gjysmë shekulli rikthen trofeun e Kupës së Italisë në shtëpinë e tyre.
Milanin më të gjitha forcat, sidomos në finish të ndeshjes tentoi të gjejë rrugën e golit, megjithatë, Bologna assesi nuk u thye.