Ish e dashura e futbollistit nga Kosova pjesë e spektaklit televiziv “Big Brother Vip Kosova”

Ish e dashura e futbollistit nga Kosova pjesë e spektaklit televiziv “Big Brother Vip Kosova”

Spektakli televiziv “Big Brother Vip Kosova”, do të nisë me datë 20 tetor.

Është raportuar për disa nga fytyrat e showbizit shqiptar të cilët pritet të jenë pjesë e këtij formati.

Burime të Indeksonline kanë zbuluar që banore në këtë sezonë do të jetë edhe tiktokerja Vesa Vllasaliu.

Vllasaliu ishte e dashura e sulmuesit të Fenerbahçes, Mergim Berisha, të cilët i kanë dhënë fund lidhjes pasi Berisha dyshohet se e ka rrahur atë.

Se a do të flas rreth këtij skandali Vesa, mbetet ta shohim pasi të nis sezoni i ‘nxehtë’ i “BBVK2”.

Share This