
Dramë në ‘Minatori’, Trepça mposht Bashkimin, një hap larg titullit
Trepça ka triumfuar në betejën e katërt të finales së ‘Play-off-it duke mundur Bashkimin, me rezultat 80-74 të mërkurën mbrëma në ‘Minatori’ të Mitrovicës.
Sfida e katërt e finales mes këtyre dy skuadrave të mëdha në vendin tonë, ka prodhuar një superndeshje.
Kampionët në fuqi të Kosovës, bën lojë më të mirë në periudhën e parë duke e mbyllur këtë çerek me epërsinë 33:26.
Mirëpo, në periudhën e dytë ishin prizrenasit ata që dominuan në parket, por edhe në rezultat. Bashkim më një lojë fantastike ia doli të shkrijë avantazhin e ‘Minatorëve’, duke e mbyllur çerekun e dytë me nëntë pikë epërsi (35-44). Mitrovicasit në këtë periudhë të lojës realizuan vetëm dy pikë.
Basketbollistët e Trepçës në çerekun e tretë u rikthyen në lojë duke përmbysur avantazhin e skuadrës mysafire.
Trepça kishte shënuar vetëm dy pikë në çerekun e dytë, por në të tretin hynë në një seri prej 19:0, duke e mbyllur periudhën e tretë me epërsinë prej tri pikësh (63-60).
Drama e kësaj sfidë u zhvillua në periudhën e fundit. Basketbollistët e të dy skuadrave dhanë gjithçka nga vetja, mirëpo, në finish të kësaj supersfidë ishin mitrovicasit që u treguan më të koncentruar duke e fituar ndeshjen me rezultat 80-74 dhe tashmë seria e finaleve është 3-1 në favor të mitrovicasve të cilët janë vetëm një hap larg titullit të kampionit.
Skuadra që arrin katër fitore fiton titullin e kampionit të Kosovës.