Vdes një 33-vjeçare nga aksidenti në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

Vdes një 33-vjeçare nga aksidenti në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

Një 33-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mesditën e stome në kilometrin e 7-të të autostradës “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Prizren – Morinë.

Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha. Ai ka njoftuar se në aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe një kamion.

“Sot me datë 14.05.2025, në orën 13:00 në autostradën ”Ibrahim Rugova” Km-7 drejtimi Prizren-Jug-Morinë është shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet, në mes një veture e tipit VW Tiguan dhe një kamioni të tipit Mercedes. Një pasagjer (gjinia femërore) si pasojë e lëndimeve nuk iu ka mbijetuar lëndimeve dhe raportohet se ka ndërruar jetë, ku mjeku kujdestar në vend të ngjarjes ka konstatuar vdekjen e saj”, ka thënë Hoxha.

Ai ka njoftuar se në vend të ngjarjes kanë dal njësitë kompetente policore dhe Prokurori kujdestar me udhëzim të të cilit trupi i pa jetë është dërguar për obduksion.

Hoxha tha se hetimet lidhur me shkaktarët e aksidentit dhe rrethanat tjera janë në proces nga ekipet hetuese policore që do të behën të ditura pas përfundimit të raporteve.

Policia ka kërkuar vigjilencë nga pjesëmarrësit në trafik dhe respektim të rregullave në mënyrë që të shmangen rastet e tilla tragjike.

Share This