Ibrahimovic: Bixhozi është një ves i keq, Tonalin duhet ta ndihmojmë
Sandro Tonali është një nga lojtarët e akuzuar se ka luajtur baste sportive.
Mesfushori i Newcastle ka pranuar varësinë ndaj bixhozit dhe po tenton të rikuperohet nga ky ves.
Në lidhje me ngjarjen që ka tronditur futbollin italian, ku janë të përfshirë edhe Nicolo Zaniolo (Aston Villa) dhe Nicolo Fagioli (Juventus), ka reaguar Zlatan Ibrahimovic.
“Më kujtohet kur Tonali zbarkoi te Milani. Erdhi nga Brescia dhe sapo kishte realizuar ëndrrën e tij për të luajtur me skuadrën e zemrës. Në sezonin e tij të parë ishte shumë tifoz. I thashë se nuk ishte mirë kështu. Ai duhet të hidhte një hap të rëndësishëm përpara dhe të shfaqej vendimtar për të lumturuar tifozët.
Dallohej që në fillim se ishte futbollist i fortë. Por të luash me Brescian, me gjithë respektin për ta, nuk është njësoj si të luash me Milanin. Presion ndryshe, mentalitet tjetër dhe të tjera objektiva. Kur humbet te Milan, jam unë i pari që kërkoj llogari, pastaj trajneri, klubi dhe tifozët.
Sa i përket çështjes së basteve di të them se di pak nga kjo histori. Nuk kisha vënë re kurrë ndonjë gjë të çuditshme tek ai.Por nuk duhet të gjykojmë para se të mos dimë gjithçka. Nëse ai vërtet është i sëmurë nga kumari, ne duhet ta ndihmojmë sepse është si një drogë.
Edhe unë kam luajtur kazino, sepse të gjithë bëjnë çfarë të duan me paratë e tyre. Por ne duhet ta kuptojmë situatën”, theksoi Ibrahimovic.