
FSHF vjen me njoftim zyrtar për anëtarët e Klubit të Tifozëve të Kombëtares
Federata Shqiptare e Futbollit informon të gjithë anëtarët aktivë të Klubit të Tifozëve që kanë përfituar paketat për sezonin aktual, se për ndeshjen Shqipëri – Serbi më 7 qershor 2025 nuk është e nevojshme të regjistrohen në formularin për shortin e biletave.
“Vendin e tyre në stadium e kanë të garantuar dhe do të marrin një link të personalizuar për të kryer blerjen e biletës brenda periudhës së përcaktuar”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.
FSHF falënderon të gjithë tifozët për mbështetjen e vazhdueshme!