Robert De Niro: Trump, presidenti filistin i Amerikës

Robert De Niro: Trump, presidenti filistin i Amerikës

Artistët më të mëdhenj në botën e kinematografisë, përfshirë Robert De Niro, Leonardo DiCaprio dhe Quentin Tarantino, u mblodhën sot në edicionin e 78-të të Festivalit të Filmit në Kanë, sipas AP.

Gjatë 12 ditëve të ardhshme, Festivali i Filmit në Kanë do të mirëpresë premiera, duke përfshirë “Mission: Impossible – The Final Reckoning”, “Highest 2 Lowest” me regji të Spike Lee dhe “Eddington” me regji të Ari Aster.

DiCaprio anashkaloi daljen e tij në tapetin e kuq, por mori duartrokitje kur i dorëzoi De Niros Palmën e Artë.

Momenti, i cili bashkoi dy nga aktorët më të mëdhenj të Martin Scorsese, erdhi 49 vjet pasi ylli i “Taxi Driver” u kurorëzua me Palmën e Artë.

81-vjeçari – një kritik i ashpër i presidentit të SHBA-së – pas falënderimeve foli për Trump, i cili së fundmi njoftoi se do të vendoste një tarifë për filmat e bërë jashtë SHBA-së.

“Arti është e vërteta. Arti përqafon diversitetin. Dhe kjo është arsyeja pse arti është një kërcënim për autokratët dhe fashistët e botës”, tha De Niro.

“Presidenti filistin i Amerikës është emëruar vetë në krye të një prej institucioneve kryesore kulturore të Amerikës”, shtoi ai.

“Ai ka shkurtuar fondet dhe mbështetjen për artet, shkencat humane dhe arsimin”, tha De Niro.

“Dhe tani ai njoftoi një tarifë 100% për filmat e bërë jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nuk mund t’i vendosësh një çmim lidhjes”, tha ai. /atsh/

Share This