“Ballisti” e viziton familjen e heroit Afrim Bunjaku, i nderon me fanellë speciale

“Ballisti” e viziton familjen e heroit Afrim Bunjaku, i nderon me fanellë speciale

Njeriu më i përfolur shqiptar i datës 14.10.2014 në Beograd kur gjatë ndeshjes Serbi – Shqipëri, ngriti me dron dhe valëviti flamurin që mbante mbishkrimin “AUTOCHTHONOUS” dhe imazhet e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit, Ismail Morina i njohur si Ballisti”, e ka vizituar sot familjen e policit dhe heroit, Afrim Bunjaku, i cili u vra nga terroristët serbë muajin e kaluar, në veri të Kosovës.

“Ballisti” u dhuroi edhe fanellën e Jasir Asanit, të cilin e falënderoi gjithashtu për këtë veprim.

Postimi i plotë nga Ismail Morina pa ndërhyrje në Facebook:

Vizitë familjes së heroit t’kombit,Afrim Bunjaku.

Faleminderit Jasir Asani për kët orvajtje t’përbashkët, je kampion n’fushë t’blertë dhe jashtë saj.

Kombëtarja shqiptare e futbollit djersitë fanellen e saj për gjithë kombin.

Rroftë shpirti i shqiptarit!”.

 

Share This