Shkodra Elektronike ‘pushton’ skenën e Eurovisionit në Zvicër

Shkodra Elektronike ‘pushton’ skenën e Eurovisionit në Zvicër

Gjysmëfinalja e parë e edicionit të 69-të të Festivalit të Këngës në Eurovision po mbahet sonte në Bazel të Zvicrës. Përfaqësuesja e Shqipërisë, Shkodra Elektronike, ka performuar sonte me këngën e saj “Zjerm”, duke “pushtuar” skenën e Eurovision 2025 me një performancë energjike dhe plot kreativitet.

Shkodra Elektronike ofruan një miks të muzikës elektronike dhe elementeve tradicionale shqiptare, duke krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme.

Grupi shqiptar ishte i 12-ti në renditjen e mbrëmjes, duke sjellë një energji të re dhe një performancë të fuqishme.

15 shtete ngjitën në skenën e Eurovisionit sonte, ndërsa vetëm 10 prej tyre do të kualifikohen për finalen që do të mbahet të shtunën, më 17 maj. Në garë janë gjithsej 37 vende, ndërsa Zvicra, Gjermania, Franca, Italia, Spanja dhe Britania e Madhe tashmë janë të siguruara për finalen.

15 shtetet që performojnë sonte janë:

Islanda

Polonia

Sllovenia

Estonia

Ukraina

Suedia

Portugalia

Norvegjia

Belgjika

Azerbajxhani

San Marino

Shqipëria

Holanda

Kroacia

Qipro

Gjysmëfinalja e dytë e Eurovision do të zhvillohet më 15 maj, ku do të performojnë 16 shtete të tjera. Konkursi po mbahet në St. Jakobshalle, ndërsa ceremonia po prezantohet nga Hazel Brugger, Michelle Hunziker dhe Sandra Studer.

Eurovision është konkursi më i njohur ndërkombëtar muzikor dhe është mbajtur pothuajse çdo vit që nga viti 1956, përveç vitit 2020, kur u anulua për shkak të pandemisë së COVID-19. Këtë vit, ai ka mbledhur pjesëmarrës nga të gjithë Europën, dhe ka sjellë emocion dhe pasion për muzikën dhe kulturën.

Festivali do të transmetohet në të tre netë live në RTK, duke ofruar mundësinë për të ndjekur çdo moment të këtij evenimenti prestigjioz muzikor. /rtk/

Share This