Euro 2024, Çekia mban gjallë shpresat për kualifikim
Republika Çeke është ende në garë për një vend mes më të mirave të kontinetit pasi mundi minimalisht ekipin e Ishujve Faroe.
Edhe pse në një formë të dobwt ekipi i Silhavit mundi që të merrte tri pikët jetike për kualifikim falë një penalltie të shndërruar në gol nga Suçek në minutën e 76-të.
Me këtë sukses ekipi çek merr përkohësisht vendin e dytë në Grupin E pasi në brëmje do të luan edhe Polonia ndeshjen e saj përbalë Moldavisë.
Kujtojmë se Grupi E udhëhiqet nga Shqipëria me 13 pikë.
Dy më pak ka mundur të grumbullojë Çekia ndërsa Polonia (9 pikë) dhe Moldavia (8 pikë) ndodhen respektivisht në vendin e tretë dhe të katërt.