
40 kutitë e fundit për t’u numëruar, PS drejt mandatit të katërt qeverisës me 83 deputetë
Kur janë numëruar 5185 kuti nga 5225 në total në të gjithë vendin, Partia Socialiste kryeson me 52.2 % të votave rezultat i cili i jep shumicë të konsiderueshme në Parlament të majtës dhe e çon drejt mandatit të katërt qeverisës, raporton BallkanWeb.
Socialistët kanë siguruar deri tani mbi 763 708 vota dhe 82 deputetë. Koalicioni PD-ASHM ka 34.2% ose 497 531 vota në të gjithë vendin dhe 52 mandate në Parlament.
Forcë e tretë politike ka kaluar “Nisma-Shqipëria Bëhet” me 3.7%, duke marrë 54766 vota dhe një mandat në Kuvend.
PSD ka siguruar 47915 vota ose 3.4%.
Mundësia numëron deri tani 44799 vota ose 3%, Lëvizja Bashkë me 21733 vota ose 1.5%. Koalicioni Euroatlantik ka marrë 19 520 vota ose 1.3%.
Sipas rezultatit paraprak kur kanë mbetur për t’u numëruar 40 kuti, PS ka siguruar 83 deputetë në Kuvendin e ardhshëm, PD 50, PSD 3, Mundësia 2, Nisma-Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë nga një mandat.