Super Shaqiri shënon super gol për Zvicrën

Super Shaqiri shënon super gol për Zvicrën

Ylli nga Kosova i Kombëtares së Zvicrës, Xherdan Shaqiri ka shënuar gol të bukur në ndeshjen ndaj Bjellorusisë.

Zvicra ka kaluar në avantazh prej 1:0 ndaj Bjellorusisë, në sfidën që po luhet në kuadër të kualifikimeve për “EURO 2024”.

Shaqiri në minutën e 28-të tundi rrjetën e portës kundërshtare për t’i dhënë ‘Helvetikëve’ avantazhin e merituar pas dominimit të plotë në pjesën e parë ndaj bjellorusëve.

Në këtë ndeshje nga minuta e parë po luan edhe futbollisti tjetër nga Kosova, Granit Xhaka, raporton lajmi.

Zvicra momentalisht është lidere e grupit dhe në rast fitoreje do të bënte një hap të madh drejt kualifikimit në EURO 2024 që do të mbahet në Gjermani.

Share This